Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët njëherë edhe kryetar i komunës së Gostivarit në shkrimin e tij të fundit në Facebook kërkon formimin urgjent të një qeverie teknike, përcjell TV21. Taravari shkruan se qeveria Kovaçevski është në hall dhe ka probleme të mëdha, dhe se sipas tij nuk është çudi që ai të japë dorëheqjen.
“Duke e konsideruar gjendjen më emergjente se kurrë, zgjidhje optimale dhe e vetme del formimi i një qeverie Teknike! Pa bërë gara partiake, sepse deri tani kemi kuptuar që garat partiake manipulohen dhe nuk ka një Fitues por ka një Të Fituar…gjuha shqipe na lejon tepër qartë e shkurt ta bëjmë dallimin midis këtyre dy koncepteve krejt të ndryshme!
Është e domosdoshme që inatet partiake të dalin jashtë zyrave vendimarrëse, jashtë mureve të selive pushtetare, dhe të fillojë të funksionojë një kabinet qeveritar që do të mbushë xhepat e qytetarëve dhe jo xhepat e tyre personalë”, shkruan mes tjerash Taravari.