Durmishi nga “Gam-Gami”: Së shpejti do të fillojnë punimet në rrugën e butiqeve
Bartësi i listës së këshilltarëve të Lëvizjes Besa, Besar Durmishi si dhe kryetari u komunës së Tetovës, Bilall Kasami realizun takim me banorët e lagjes “Gam-Gam”. Durmishi para të pranishnëve tregoj se pse Besës i duhet shumicë në Tetovë. Më tej ai deklaroi se në zgjedhjet lokale tetovarët larguan një të keqe.
Bartësi i listës dha edhe një lajm tjetër të mirë për banorët e “Gam-Gamit”.
“Para jush kam një lajm të mirë sonte që së shpejti do të fillojnë punimet në rrugët e butiqeve, ndryshe siç quhet rruga e “Kalldërmave”, u shpreh Durmishi.
Ai kërkoj mbështetje nga qytetarët për të rimëkëmbur qytetin e Tetovës.