Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki ka reaguar pas aksidentit të tmerrshëm ku mbetën të vdekur të paktën 12 persona dhe shumë u lënduan.
Ai ka ngushëlluar familjet e viktimave ndërsa ka biseduar me homologun kroat për mundësinë e intervenimeve më të shpejta shëndetësore.“Sot në mëngjes, në aksidentin tragjik të një autobusi polak në Varazdin të Kroacisë, 11 persona humbën jetën dhe 34 u plagosën dhe u shtruan në spital. Ata ishin pelegrinët që po shkonin në Medjugorje. Dua të shpreh ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave. Sot në mëngjes bisedova për detajet e aksidentit me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i cili më siguroi se shërbimet shëndetësore kroate ofrojnë mbështetje të plotë. Udhëzova shërbimet tona konsullore që të organizojnë mbështetje për familjet e viktimave të aksidentit”, shkroi Morawiecki në Twitter.