Tetovë: Anketa e CRPC për zgjedhjet lokale për komunën e Tetovës, kush udhëheq ?

Sondazhi i fundit i realizuar nga Qendra për hulumtime dhe komunikim politik CRPC,tregon se Lëvizja Besa dhe BDI do të korrin fitore bindëse kundrejt subjekteve tjera politike dhe nismave qytetare, pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohëshme për Këshillin Komunal të Tetovës në zgjedhjet e caktuara për me datë 20 gusht.

Duke iu referuar sondazhit, Lëvizja Besa e drejtuar nga Bilall Kasami, duket sikur është në epërsi të vogël dhe pritet të fitojë më shumë vota krahasuar me BDI-në.

Në pyetjen e sondazhit të CRPC- Për cilën listë të kandidatëve partiak , apo listave të nismave qyrtetare do të votoni me 20 gusht, 22,4 % e qytetarëve janë përgjigjur se do të votonin listën e kanditarëve për këshilltarë të Lëvizjes Besa, kurse rreth 1% më pak për listën e këshilltarëve të BDI-së, ose shprehur në përqindje për listën e BDI-së do të kishin votar 21,2 % e të anketuarve.
Ndërkaq në kampin e partive të bllokut maqedonas VMRO-DPMNE është në avantazh theksuar kundrejt rivalit të saj LSDM-së.
Shprehur në përqindje, për VMRO-DPMNE-në e Hristijan Mickovskit do të kishin votuar 12,2 % , kurse për LSDM-në votën e tyre do ta kishin dhënë vetëm 5,4 % e qytetarëve të anketuar të Tetovës.

Për Aleancën për shqiptarët do të kishin votuar rreth 3% e të anketuarve, kurse për PDSH-në 2,5 %.
Për listat e nismave qytetare do të kishin votuar rreth 6,5 % e të intervistuarve, kurse 19,2 % tyre do të votonin parti tjera , ose 21 % e qytetarëve të intervistuar nuk do të votonin fare.

Përndryshe sondazhi është realizuar nga data 18 deri me 22 korrik, ku pjesëmarrës kanë qenë 430 respodentë, të rastësishëm , sy më sy të rajonit të Komunës së Tetovës.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *