Partia Social Demokrate e Malit të Zi ka njoftuar se do të nisë sot iniciativën për votëbesimin e Qeverisë.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, partia e presidentit malazez Millo Gjukanoviq, ka thënë se iniciativa është e hapur për të gjithë ata që mendojnë se Qeveria e Malit të Zi është treguar e papërgjegjshme ndaj interesave nacionale.
“Marrëveshja e nënshkruar sot, e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi, do të pezullohet menjëherë pas ardhjes në pushtet të Qeverisë së re”, thuhet në postim.
Marrëveshja Themelore është nënshkruar sot mes kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe Kishës Ortodokse Serbe.
Porfirije kishte arritur në Podgoricë pa asnjë paralajmërim.
Një pjesë e mediave në Mal të Zi paraprakisht kishin bërë të ditur se do të nënshkruhet marrëveshja më 3 gusht, por Abazoviq e mohoi këtë.
Mirëpo, Abazoviq ka njoftuar se marrëveshja është nënshkruar sot dhe ka postuar foto të nënshkrimit.