Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot bëri thirrje deri tek qytetarët që të kursejnë energji elektrike ndërkaq nga opozita kërkoi që të jenë konstruktiv në Kuvend me çka do të mundësohej miratimi i masave për ndihmë ndaj sipërmarrjeve energjetike.“Kuptohet se edhe opozita duhet që të kyçet. Unë i kam thirrur disa herë edhe z. Mickoskin dhe përfaqësuesit e opozitës, nëse duan ne mund të shkojmë edhe tek ata që t’ia shpjegojmë situatën edhe pse ata e dinë, por duan të fitojnë pikë politikë. Nëse jo, edhe në Kuvend mund të diskutojmë për çështje të tilla, dmth këto vendimet nuk merren për asgjë tjetër pos që të mund të ju dalim në ndihmë industrisë”, tha mes tjerash Bekteshi.