Prej sonte çmimi i benzinës do të ulet për një denar për litër, ndërsa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shiten për një denar e gjysmë më lirë. Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka marrë vendim, me të cilin çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 0.89 për qind.
Me uljen e fundit, Eurosuper BS-95 do të jetë 95,50 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 do të shitet për 98 denarë për litër. Nga sonte, një litër Eurodiesel BS në pompat e benzinave do të kushtojë 96 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të kushtojë 94,50 denarë për litër. Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 0,374 denarë për kilogram dhe do të jetë 52,840 denarë/kg.
Kursi i denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar pas së cilës janë formuar çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i ulët për 0,383 për qind.
Çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen paraprake shënuan rënie mesatare: për benzinën për 1.050 për qind, për naftën për 1.596 për qind, për vajin ekstra të lehtë për 1.569 për qind dhe për naftën mazut rritje për 1.311 për qind.