Caktohet seanca kuvendore për 5 ambasadorë! Nesër duhet të nisin prezantimin e platformave diplomatike

Është caktuar seanca e Komisionit kuvendor për Politikë të Jashtme në të cilën 5 kandidatë për ambasadorë do të duhet të prezantojnë tezat e tyre, përcjell TV21.

Në faqen e Kuvendit është publikuar dokumenti ku lexohet se Kryetari i Komisionit, Antonio Milloshovski, e ka caktuar seancën për nesër, 26 korrik, në orën 10:30. Por para se ata të flasin para komisionit, në rend dite janë disa pika të tjera, siç është propozimligji për ratifikimin e Protokollit që lidhet me anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Pas këtyre dy pikave, duhet të nis prezantimi i platformës së aktiviteteve diplomatike nga Zoran Popovi, i nominuar për ambasador në SHBA, Evgenija Ilieva, për ambasadore në Sllovaki, Agron Buxhaku për ambasador në Kanada, Driton Kuçi për në Norvegji dhe Metodija Balevski për në Belgjikë./tv21.tv

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *