Qeveria në seancën e djeshme, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, e ndryshoi Vendimin lidhur me rekomandimet lidhur me temperaturat e larta të motit, me çka rekomandimi për lirimin nga obligimet e punës të grupeve të rrezikuara të qytetarëve, ndër të cilët edhe gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60 vjeçare, vazhdon të vlejë në periudhën deri më 27 korrik.
“Sipas informacioneve të marra nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, si në shtet, temperatura të larta priten edhe në ditët në vijim pas 24 korrikut. Qeveria solli vendim për ndryshimin e konkludimit nga seanca paraprake, e cila kishte të bëjë me lirimin e disa kategorive të personave nga obligimet e punës nga 21 deri më 24 korrik të vitit 2022, me atë që ky afat është vazhduar deri më 27 korrik të vitit 2022. Rekomandimi për lirim nga obligimet e punës në periudhën nga 27 korrik ka të bëjë me grupet e rrezikuara të qytetarëve, midis të cilëve edhe gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60 vjeçare”, informon pres-shërbimi qeveritar.
Siç theksojnë në kumtesë nga ky vendim, në harmonizim me udhëzimet e Avokatit të popullit, përjashtohen personat me sëmundje kronike.
“Masat tjera për mbrojtjen e qytetarëve nga moti i ngrohtë, të sjella në seancën e 63-të qeveritare mbesin të vlefshme”, shtojnë në kumtesë.
Në pajtim me informatat nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike se territori i tërë shtetit është përfshirë nga temperaturat e larta të fazes së portokalltë, Qeveria të mërkurën miratoi rekomandime për lirimin nga puna të grupeve të rrezikuara, gratë shtatzëna dhe personat e sëmurë kronikë.
Sipas këtij vendimi, në institucionet për kujdesin e fëmijëve (kopshtet), nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxirren jashtë në mes të orës 11:00 dhe 17:00.
Rekomandimet vlejnë edhe për njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit