Me investim prej 200 milionë euro do të vazhdojë ndërtimi i hekurudhës në Korridorin 8 dhe do të rikonstruohet një pjesë e hekurudhës në Korridorin 10. Tri marrëveshjet për ndërtimin e hekurudhës, faza e parë dhe e dytë e Korridorit 8 në relacionin Kumanovë – Bellakovc – Kriva Pallankë dhe për rikonstruimin e hekurudhës nga Nogaveci në Negotinë në Korridorin 10, sot i nënshkruan drejtorët e NP “Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, Hari Llokvenec me kompanitë “Shtarbak” dhe “Gjylermak”.
Marrëveshja e parë në vlerë prej 4,8 milionë euro, e nënshkruar me kompaninë “Shtrabak”, parasheh rikonstruim në pjesën e hekurudhës në Korridorin 10 nga Nogaveci në Negotinë në gjatësi prej 31 kilometrash me afat ndërtimi prej gjashtë muajsh.
Marrëveshja e dytë në vlerë prej 40,5 milionë euro, e nënshkruar me kompaninë “Shtrabak”, është për aksin e parë në Korridorin 8 drejt Bullgarisë në gjatësi prej 31 kilometra dhe afat ndërtimi prej 24 muajsh. Në këtë pjesë do të ndërtohen edhe tri stacione hekurudhore në Kumanovë të re, Shupli Kamen dhe Bellakovc, si edhe gjashtë vend-ndalesa në Llopatë, Pero Çiço, Proevc, Kleçovc dhe Dovezanc.
Marrëveshja e tretë është me firmën “Gjulermak” për ndërtimin e aksit të dytë të Korridorit 8 drejt Bullgarisë në pjesën nga Bellakovci deri në Kriva Pallankë me gjatë prej 34 kilometra dhe në vlerë prej 155 milionë euro ndërsa afati i ndërtimit është 36 muaj. Edhe në këtë shtrirje do të ndërtohen dy stacione hekurudhore në Kriva Pallankë dhe Gjinovc dhe tri vend-ndalesa në pjesën e dytë të hekurudhës.
Këto projekte janë financuar me kredi nga Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim – BERZH, por në lotin e dytë përdoren mjete nga instrumenti BE – Fondi Investues për Ballkanin Perëndimor (VBIF), në lartësi prej 68,5 milionë euro.
Siç potencoi drejtori i “Hekurudhave”, Llokvenec në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri dhe për aksin e tretë në Korridorin 8 nga Kriva Pallanka në Deve Bair nga VBIF është marrë vërtetim për ndarjen e grantit investues në lartësi prej 155 milionë euro.
Së bashku me 61 milionë eurot e siguruara paraprakisht nga programi IPA 2 për aksin e tretë është marrë grant në vlerë të përgjithshme prej 216 milionë euro për projektin vlera projektuese e së cilit është 405 milionë euro.