Rritja e rasteve të reja me Covid-19 po vazhdon, vetëm sot janë konfirmuar edhe 1 mijë e 219 të infektuar me korona virus në Kosovë.
Ndërsa janë shëruar 257 persona.
Në anën tjetër institucionet shëndetësore po bëjnë thirrje të vazhdueshme për respektimin e masave si dhe vaksinimin.
Aktualisht në Kosovë është aprovuar edhe doza e katër e vaksinës për moshën mbi 60 vjeç, e më këtë dozë deri më tani janë vaksinuar 387 persona.