Për nënkryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, miratimi i propozimit francez tashmë është punë e kryer, por sipas tij, problem mbeten ndryshimet kushtetuese për futjen e bullgarëve, gjë që ASh mund ta kushtëzojë me heqjen e 20%-shit për shqiptarët.“Edhe lideri i opozitës maqedonase disa herë e ka theksuar se nuk i pengon të hiqet 20%-shi, në qoftë se ka pajtueshmërie, e ne patjetër se do ta vendosim, nuk e them si kusht, të shohim se si do të rrjedhin situatat, në bazë të asaj do të vendosim, por mendoj se do të insistojmë në çdo mënyrë që në këtë hapje të Kushtetutës 20% të hiqet”, tha Taravari.