Kryetarja e Komisionit Evropian (KE), Urusla fon der Lajen, sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Siç u paralajmërua, Fon der Lajen, do të pritet nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, si dhe do të zhvillojë takime me kryetarin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.
Kryetarja e KE-së, gjatë kohës së vizitës në Shkup, sot do të t’i drejtohet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të seancës së 80-të plenare, me fillim në orën 13:00.
Në seancë janë ftuar edhe përfaqësues të trupit diplomatik, të cilët mund t’a ndjekin fjalimin e kryetares së KE-së nga galeria në sallën plenare.
Siç njofton shërbimi i Kuvendit për media, para seancës parlamentare, në sallën “Dllaborez” u caktua takimi i kryetares së KE-së me kryetarin e Kuvendit, Xhaferi.
Pas seancës të 80-të plenare u caktua seancë e re e 81-të, me fillim në ora 13:30, në rend dite të së cilës është Informata për përmbajtjen e propozimit-kornizës negociuse për negociatat për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Këshillin e Bashkimit Evropian më 30 qershor 2022.