Spasovski: Maqedonia dhe Shqipëria nuk duhet të ndahen nga rruga drejt BE-së, duhet të shkojnë paketë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot në edicionin veror “Click21” në TV21 tregoi se do të ishte keq nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të ndaheshin nga rruga drejt Bashkimit Evropian.

“Kjo do të ishte keq për Maqedoninë e Veriut dhe është më mirë që këto vende të shkojnë si një paketë.Nuk është se do të ketë shkelje të sigurisë apo sfida serioze të sigurisë, thjesht është mirë që të dy vendet të shkojnë në BE si paketë sepse lidhshmëria do të sjellë prosperitet ekonomik”, tha Spasovski.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *