Partitë politike koordinohen për propozimin francez

Edhe pas takimit të koordinatorëve të grupeve parlamentare të partive politike në Kuvend, ende nuk dihet se kur do të thirret seancë në të cilën do të gjendet Informacioni i Qeverisë në lidhje me propozimin francez. Nga VMRO-DPMNE kërkojnë Informacioni i dorëzuar të kthehet dhe të plotësohet me dokumentet, siç theksojnë protokollin mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.“Nëse deputetët nga shumica parlamentare janë të gatshëm për një poshtërim të tillë, ne opozita nuk jemi, prandaj kërkojmë të dorëzohen të gjitha dokumentet sipas procedurave dhe rregullores së Kuvendit. Gjithashtu Kuvendi duhet të jetë i gatshëm që t’i dëgjojë mendimet e qytetarëve dhe ekspertëve, OJQ dhe të gjitha palëve tjera dhe të organizojë debat dhe shqyrtim të propozimit”.

Megjithatë Jovan Mitrevski nga LSDM thekson se nuk ka protokoll të nënshkruar dhe i njëjti as nuk është i përgatitur.

 “Që të dorëzohet deri te deputetët sepse zyrtarisht protokoll do të thotë procesverbal nga takimi dhe tash thirremi në disa informacione që janë publikuar në media jashtë vendit në Bullgari, pastaj transmetohen këtu në disa media se kjo është pjesë e protokollit, më tej kemi deklarata që thonë se ministrja e jashtme e Bullgarisë i bën thirrje ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut që ta nënshkruar kornizën. Tash a kemi protokoll apo s’kemi? Ja po ua them protokolli ende nuk është i dakorduar dhe ende nuk është i nënshkruar”.- deklaroi jovan mitrevski, koordinator i GP të LSDM.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *