Në një intervistë ekskluzive për British Times, ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov pohoi se ushtria ukrainase tani është e pajisur me armë moderne perëndimore dhe është gati të rimarrë rajonet jugore nga rusët.
Ukraina po grumbullon një forcë prej një milion ushtarësh të pajisur me armë perëndimore për të rimarrë territorin e saj jugor nga Rusia, ka zbuluar ministri i mbrojtjes i vendit për The Times.
Në intervistën e tij të parë me një gazetë britanike që nga fillimi i pushtimit, Reznikov tha se presidenti Zelensky kishte urdhëruar ushtrinë e Ukrainës të rimarrë zonat e pushtuara bregdetare jetike për ekonominë e vendit.
Sipas ministrit ukrainas të mbrojtjes, përveç artilerisë, ukrainasit kanë sisteme të shumta lëshimi raketash dhe mjete ajrore pa pilot të teknologjisë së lartë.
Zëvendëskryeministrja ukrainase Irina Verechuk u bëri thirrje sot civilëve në rajonin jugor të Khersonit të kontrolluar nga Rusia që të largohen menjëherë pasi forcat e armatosura ukrainase përgatisin një kundërofensivë.
Ukraina humbi kontrollin e pjesës më të madhe të rajonit Kherson pranë Detin të Zi, në javët e para pasi Rusia pushtoi më 24 shkurt. g.v/abcnews.al