Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti mori pjesë në shënimin e 246 –vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve

Me ftesë të ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, ekselencës së saj Katie Marie Byrnes, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti mori pjesë në shënimin e 246-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë ceremoni solemne ku merrnin pjesë autoritetet shtetërore, drejtuesit e qeverisë së vendit tonë, ministra, deputetë, kryetarë komunash dhe udhëheqës të institucioneve arsimore, shkencore dhe të ftuar të tjerë, Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti e ka uruar ambasadoren Katie Marie Byrnes për festën kombëtare të popullin dhe shtetit amerikan.

Me këtë rast, ai ka shprehur vlerësimin e thellë për ndihmën e dhënë për Universitetin tonë nga qeveria amerikane dhe veçoi kontributin domethënës të SHBA-ve në zhvillimin dhe avancimin e institucioneve tona.

Rektori i UT-së, po ashtu theksoi se roli i SHBA-ve, përkatësisht i Ambasadës së SHBA-ve në vendin tonë ka qenë jetik në ndërmarrjen e shumë reformave, sidomos në lëmin e arsimit, ku përmes programeve arsimore ndërkombëtare institucionet tona kanë arritur të zhvillohen dhe të shënojnë suksese të mëdha në implementimin e dhjetëra projekteve arsimore dhe hulumtimeve shkencore.

Në këtë manifestim solemn, Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti rikonfirmoi gatishmërinë e tij për intensifikimin e bashkëpunimit institucional dhe thellimin e mëtejshëm të miqësisë me autoritetet amerikane, të cilët për shumë shtete e sidomos për vendet e Ballkanit Perëndimor janë modeli më mirë i avancimit, prosperitetit, i konsolidimit të institucioneve dhe zhvillimit shoqëror.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *