Pamje mahnitëse nga protesta e opozitës në Shqipëri

Pamje mahnitëse u përcollën nga protesta e opozitës gjatë kësaj të enjteje. Teksa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbante fjalimin e tij, qytetarët nxorrën telefonat dhe me dritat e tyre krijuan disa pamje mahnitëse.

Ndërkohë kreu i demokratëve, u shpreh se ky është vetëm fillimi i marshit të lirisë. Ai shtoi se Kryeministri Edi Rama nuk e do integrimin e Shqipërisë në BE.

“Ky është fillimi i marshit tonë të lirisë. Miqtë e mi. Këtë javë, shpresojmë që Bashkimi Europian të vendosë hapjen e negociatave dhe u bëj thirrje nga kjo tribunë, të hapin negociatat me Shqipërinë. Të mos ndëshkojnë shqiptarët prej Edi Ramës, i cili do çdo gjë, por negociatat me BE-në nuk i do sepse ata do ta nxjerrin atë lakuriq sikur është: demon i pushtetit, kryehajdut i Europës”, u shpreh Berisha./tvklan.al

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *