Mariçiq dhe Osmani: Të gjitha katër vërejtjet e VMRO-DPMNE-së tashmë janë inkorporuar në propozim

Të katër vërejtjet e VMRO-DPMNE-së tashmë janë inkorporuar në propozim, theksoi zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në pjesëmarrjen e mbrëmshme në Televizionin nacional.

Ministri Osmani theksoi se është mirë që filluam ta racionalizojmë debatin dhe të flasim për vërejtje konkrete.“Deri para disa ditësh flitej me emocione, që mbase është legjitime dhe nuk duhet të kritikojmë. Unë i pashë këto katër vërejtje dhe mund të them se nëse vërtetë këto janë vërejtjet duhet të pranohet ky propozim pasi këto vërejtje janë inkorporuar në këtë propozim. Korniza negociuese me gjuhën e përcaktuar maqedonase, me gjuhë të mbyllur maqedonase miratohet menjëherë tani, pasi ne të themi po, në paketë. Sapo të mbyllet kjo çështje, më e rëndësishmja mbyllet. Ne mundemi ditën e njëjtë nëse jemi të përgatitur ta organizojmë në aspektin logjistik, të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, lexohet deklarata dhe fillon skriningu menjëherë. Në këtë mënyrë menjëherë fillon të mobilizohet e gjithë administrata, me ekspertë nga Brukseli të cilët menjëherë fillojnë të bëjnë vlerësime”, tha Osmani.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *