LSDM: Policë të lënduar në protestën e djeshme

Së paku katër policë janë lënduar pas protestave të mbrëmshme në organizim të VMRO-DPMNE-së dhe së Majtës, thuhet në një kumtesë të LSDM-së.

“Në Ditën e pavarësisë së SHBA-së, në Ditën e luftëtarit, u pa në vepër dhuna e koalicionit anti Nato dhe anti BE të Hristian Mickoskit dhe Dimitar Apasievit.Opinioni dje pa tentime për përsëritje të së enjtes së përgjakshme, më 27 prill të vitit 2017 nga ana e partive politike të cilat nuk ia mendojnë të mirën shtetit dhe qytetarëve.VMRO-DPMNE dhe E Majta me çdo çmim tentojnë ta destabilizojnë shtetin, ta pengojnë procesin e eurointegrimit, duke punuar për interesa të huaja”, thonë nga LSDM.LSDM, institucionet dhe qytetarët nuk do të lejojnë që sjellja destruktive e VMRO-DPMNE-së dhe së majtës ta rrezikojë të ardhmen evropiane të shtetit, nuk do të lejojnë që shoqëria të kthehet prapa në izolim dhe ndarje.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *