Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile me shi të rrëmbyeshëm lokal, vetëtima dhe erë të përforcuar, vende-vende me kushte për paraqitjen e motit të lig. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 22, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 31 deri në 38 gradë Celsius. UV=8.