E dënojmë ashpër dhunën dhe incidentet që ndodhën sonte në protestën e organizuar nga VMRO-DPMNE dhe E Majta para ndërtesave të Qeverisë dhe Kuvendit.
Sonte publiku ishte dëshmitarë i tentativës për përsëritje të sulmit të 27 prillit të vitit 2017 nga partitë politike që nuk ia mendojnë të mirën as shtetit dhe as qytetarëve.LSDM-ja, institucionet, qytetarët nuk do të lejojnë sjellje të tilla të rrezikshme, destruktive të kërcënojnë të ardhmen e vendit, tentimet për destabilizimin e vendit do të mposhten sërish.