Sulmi me raketa në Odesa, shkon në 18 numri i viktimave mes tyre edhe 2 fëmijë

Dy fëmijë janë në mesin e 18 personave të vrarë nga një sulm me raketa në Odesa, sipas guvernatorit rajonal Maksym Marchenko, shkruan The Guardian.

Si rezultat i një sulmi nga Deti i Zi në rrethin Belgorod-Dniester të rajonit Odesa, tre raketa X-22 goditën një ndërtesë apartamentesh dhe një qendër rekreacioni. Deri tani janë raportuar 18 viktima, mes tyre 2 fëmijë dhe 31 persona janë plagosur mes tyre 4 fëmijë dhe një grua shtatzënë.

Nga rrënojat janë shpëtuar 8 persona, mes tyre 3 fëmijë. Ndërkohë që vazhdon puna për shpëtimin e të tjerëve”.

Më herët, deputeti ukrainas Roman Hryshchuk shpërndau një video nga sulmi, duke thënë:

“Vetëm imagjinoni: zgjoheni dhe kuptoni se nuk ka rrugëdalje. Njerëzit u bllokuan në apartamentet e tyre pasi raketat ruse goditën një ndërtesë  banimi në Odesa”.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *