Kjo është sjellja e kryetarit të KÇE”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së, e cila ka dërguar një video për sjelljen e kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi në seancën e sotme.
Kjo përplasje mes Ademit dhe deputetëve të VMRO ka ndodhur gjatë seancës së sotme por kulminacioni nuk dihet pse ka ndodhur.
Poshtërim, dhunë dhe fyerje në Parlament! Maqedonia në vend të Europës u bë një perëndim i egër me “kaubojët” në pushtet, shkruan kështu deputeti i VMRO Mile Lefkov i cili edhe ka inçizuar gjithë ngjarjen.