Lideri i Lëvizjes BESA, aktualisht kryetar i komunës së Tetovës, Bilall Kasami me vendimin e fundit për rritjen e pagave të të punësuarve në administratën komunale prej 2806 denar ka sfiduar dyshen Kovaçevski-Besimi duke dëshmuar se në kohë krize qytetarët kanë nevojë për gjëra konkrete e jo premtime boshe dhe reklama. Vendimet e mëdha në kohë krize mund të merren vetëm nga njerëz si Kasami që është transparent, i drejtpërdrejtë ka kredibilitet, vizion, plan strategjik- ekonomik dhe mbi të gjitha mban llogari për qytetarët. Problemet që hasim shkojnë përtej thjesht përballimit të pasojave specifike të krizës dhe prekin vetë themelet e shoqërisë sonë që është në prag të rrënimit, por ky vendim mjaft i guximshëm i Kasamit jo vetëm që ka lëkundur themelet e ekonomisë së brishtë të shtetit, por ka vënë para një sfide dyshen Kovaçevski dhe Besimi të cilët nuk po arrijnë të nxjerrin vendin nga kriza dhe tu dalin në ndihmë qytetarëve të cilët po përballen me fluksin më të lartë të çmimeve në rajon dhe më gjerë. Politika modern ekonomike mund të triumfojë në kohë krize nëse ajo drejtohet nga vlerat dhe pikërisht nga kjo pikë është nisur edhe Kasami, pasi vlerat më të larta i posedojnë punëtorët që janë në shërbim të qytetarëve. Rendi ekonomik i drejtë duhet të mbështetet në solidaritet thotë Simon Vaut dhe Tobias Gombert, dhe mendoj se nga ky prizëm është nisur kryetari i Tetovës duke u mbështetur në solidaritet që të paktën tu ofrojë të punësuarve një rritje modeste page që i tejkalon edhe pritjet e qeverisë dhe të vetë sindikatës. Analistët ekonomik këtë vendim e shohin si një ndër vendimet më të fuqishme dhe më transparente që mund ta marrin vetëm liderët e fuqishëm të cilët në rend të parë e vënë punëtorin dhe jo reprezentacionet, luksin, makinat dhe orenditë siç po bëjnë shumë ministra të qeverisë aktuale. Sinjali që po përcillet sot nga Tetova për qeverinë është shumë i qartë, se në kohë krize duhet të zvogëlohen shpenzimet tjera dhe të orientohen nga punëtorët si kategoria më e ulët në shoqëri. Shtrohet pyetja, pse këtë nuk e bëri qeveria ? Ka shumë arsye e para nuk ka një strategji zhvillimore, e dyta nuk zvogëlon shpenzimet për ministrat, deputetët, drejtorët, dhe lukse tjera, nuk ka projektuar një politikë ekonomike afatgjate, por një politikë afatshkurtër që rëndon mbi qytetarët. Të bësh diferencime në paga në kohën kur vetëm nga akciza e naftës në arkën e shtetit derdhen miliona euro e të mos flasim për çmimet tjera është më shumë se utopi. Nëse nuk jeni të aftë të merrni vendime të mëdha ekonomike, të shpëtoni punëtorin në kohë krize, të shpëtoni shtetin nga kolapsi atëherë mund të shkoni në Tetovë të konsultoheni me Kasamin, të merrni ca sugjerime dhe kthehuni në Shkup, ndryshoni strategjinë e veprimit, lëreni mënjanë politikën ditore dhe inatçore dhe nisni punën. Kriza nuk pret, por duhet parandaluar.