Skuadra e Real Madridit është inkuadruar në garën për nënshkrimin e Paulo Dibala-s, pasi që argjentinasi është një lojtar i lirë dhe ende nuk ka gjetur një klub të ri. Ky i fundit, ishte i lidhur me një kalim te Interi, por kjo çështje ka ecur ngadalë.
Ndërkohë, “Football Italia” raportoi se Real Madrid është shfaqur si kërkues për ish-sulmuesin e Juventusit. Megjithatë, ka një kapje me lëvizjen e mundshme të Dibala te Real Madrid, pasi që skuadra madrilene mund t’i ofrojnë Dibala-s një kontratë, vetëm nëse Marko Asensio, largohet nga klubi.
Real Madrid, me llojin e aftësive ekonomike që ka, mund t’i ofrojë 28-vjeçarit një pako mjaft të favorshme. Gjithashtu raportohet se Karlo Ançelotti e admiron lojën e Paulo Dibala dhe e dëshiron atë në “Santiago Bernabeu”. Dibala, gjithashtu ka prioritet të luajë futboll në Ligën e Kampionëve, gjë që “Los Blancos” mund ta ofrojë./abcnews.al