Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, i përfaqësuar nga Dekani Prof. Dr. Xhezair Idrizi dhe unë, fitoi privilegjin të jetë pjesëmarës dhe njëkohësisht të bëjë hapjen solemne të Anadolu Kahve Festivali, që do të mbahet në PENDIK të Turqisë.
Me këtë ngjarje edhe njëherë Universiteti i Tetovës – UT vulos prestigjin e vet si Universitet serioz dhe i hapur për bashkëpunim e shkëmbim eksperiencash inovative, duke u rritur si tempull me bagazh të pasur që synon trendet më të reja aktuale shkencore.