Një fëmijë 2 vjeçar ka rënë nga kati i katërt i banesës, ndërsa ka përfunduar me lëndime të rënda trupore por është ende gjallë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Aerodrom rreth orës 00:45. Sipas denoncimit, prindërit kanë qenë brenda në dhomë, fëmija ka dalë në ballkon dhe ka hypur në një karrike. Duke tentuar të shikojë poshtë ballkonit, ka rëshqitur./Zhurnal.mk