Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev thotë se nuk duhet të largohet vëmendja e politikanëve tonë nga agjenda e bullgarëve dhe kjo është e qartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk do të kishim marrë propozimin francez, i cili është më i miri deri tani, nëse Bullgaria nuk do të kishte vënë veton ndaj dy këshillave të zgjerimit me një qëndrim të qartë vitin e kaluar.
Partnerët tanë evropianë tashmë ndajnë këtë pikëpamje se çështja e të drejtave civile dhe mbrojtja e tyre nuk mund të jetë vetëm dypalëshe ndërmjet RMV-së dhe Bullgarisë, por duhet të ngrihet në nivel të BE-së”, theksoi Radev.
Presidenti u kërkoi politikanëve bullgarë të mos nxitojnë për të shpallur një fitore historike, pasi ndryshimi i kushtetutës nuk është hapi i fundit, por i parë në rrugën e integrimit.
“Duhet të jetë e qartë se ky proces bazohet në dy dokumente të rëndësishme – i pari është kuadri i negociatave, që është një angazhim i zhvilluar nga BE-ja. E dyta është protokolli dypalësh, i cili është angazhimi ynë dhe është pjesë përbërëse e kuadrit të negociatave”, tha ai.
Radev tha se e mbështet propozimin francez si kornizë negociuese, por ajo varet nga çështjet bilaterale.
“I bëj thirrje Këshillit të Ministrave që të mos fshihet pas Asamblesë Kombëtare – është një institucion drejtues dhe presim të kemi vendime të qarta dhe të përgjegjshme në këtë drejtim”, shtoi Radev.