Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot dhe nesër të qëndrojë në vizitë pune në Republikën Italiane, me ftesë të homologut të tij, Kryetarit të Dhomës së Deputetëve të Republikës Italiane, Roberto Fiko.Vizita realizohet me rastin e nënshkrimit të Protokollit për bashkëpunim parlamentar ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Dhomës së Deputetëve të Republikës Italiane, që u iniciua nga Kryetari i Parlamenti Italian gjatë vizitës së tij në vend muajin e kaluar., kumtoi kabineti i Xhaferit. Me Protokollin parashikohet bashkëpunim i përforcuar dhe i thelluar ndërmjet dy parlamenteve në nivel të kryetarëve, deputetëve, grupeve parlamentare të bashkëpunimit, komisioneve, sekretarëve të përgjithshëm dhe shërbimeve të dy parlamenteve. Me anë të mënyrave të diplomacisë parlamentare, Protokolli do të mundësojë këmbim të përvojave të praktikës parlamentare, përgatitje të pozicioneve në forumet ndërkombëtare parlamentare për çështje me rëndësi fondamentale dhe për çështje të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.