FUTBOLL: MEMETRIZA HAMZA NJË TALENT QË PREMTON SHUMË

Rajoni i Pollogut vite me radhë është një vatër e talentëve të rinjë të cilë bëhen bartës të ekipve që garojnë në të gjitha kategoritë si Shkëndija, Renova, Teteksi, Drita dhe klubet tjera. Si vatër kryesore që zbullon talent të futbollit është ekipi i Shkëndijës ku vërtet dalin kuadro mjaftë cilësore. Njëri nga ato talent të futbollit është 18 vjeçari Memetriza Hamza, i cili ka hapat e para i nisur te shkolla e futbollit Dardanët që drejtohet nga Islam Ibraimi, ndërsa më pas ka ndjekur shkollën e Akademisë Futbollit, ndërsa nga viti 2019 është pjesë e ekipit të juniorëve të Shkëndijës me trajner Berat Imerin dhe Bekim Osmanin. “Jam mesfushor me tipare sulmuesi, në ekipin e Shkëndijës deri më tani kam luajtur mbi 60 ndeshje zyrtare, kam shënuar mbi 30 gola. Kam mbi 10 paraqitje në reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut U-18 që drejtohet nga selektori Nexhat Shabani” tha talenti i futbollit Memetriza Hamza. Si çdo futbollist i ri ashtu edhe Hamza pretendon për një karrierë të bujshme duke ëndrruar ndonjë nga klubet e mëdha. “Fillimisht ëndrroj të jem pjesë e ekipit të pare të Shkëndijës dhe më pas të shohim. Idhullim im është Ferhan Hasani – Buba dhe do të ishte nder i madh që një ditë të luaja bashkë me te. Ndërsa nga futbollistët botër idhull e kam Paul Pogba” tha ai, Hamza ka përvoj edhe në garat ndërkombëtare me ekipin e të rinjëve të Shkëndijës pas vitin e kaluar ka luajtur dy ndeshje kundër Hajdukut të Splitit në kuadër të kuadër të UEFA YOUTH LEAGUE, ndërsa në ndeshjen kthyese ishte autor I gollit të vetëm për Shkëndijën në stadiumin e njohur “Poljud” në Split. Hamza edhe pse akoma në moshë 18 vjeçare ka menaxhrin e tij, e ai është shqiptari Ardijan Markaj shkruan TV Klan Maqedoni

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *