Datë në qershor, por për veto? Petkov: S’ka negociata pa futjen e bullgarëve në Kushtetutë

Maqedonia duhet të obligohet ta ndryshojë Kushtetutën e saj sa më shpejt që është e mundur me qëllim që t’i fusë bullgarët në Preambulë, e pastaj të miratojë edhe një plan veprimi për mbrojtjen e të drejtave të tyre, për t’i nisur bisedimet aderuese me BE, thuhet në propozimin francez që mbërriti në Sofje. Kryeministri bullgar, Kiril Petkov, nuk e ka lexuar propozimin, por menjëherë e dërgoi në Kuvendin Popullor.Ata duan vazhdimisht të përsërisin teza të caktuara për tradhti kombëtare, teza për lojëra prapa skenave gjatë zgjidhjes së çështjes. Jo. Atë që do ta shihni në ditët në vijim do të jetë përgjigja përfundimtare për këtë çështje. Unë si kryeministër nuk do të marr asnjë zgjidhje, përveç nëse ajo nuk sillet në Parlamentin bullgar dhe unë do ta plotësoj vullnetin e Parlamentit të Bullgarisë. Nëse nuk ka kohë për zgjidhje, atëherë unë do të pres që ajo të sillet”pohoi Kiril Petkov, kryeministër i Bullgarisë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *