Ahmeti – Hulman: Po bëhen përpjekje maksimale për t’i përafruar qëndrimet me Sofjen

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka pritur sot ambasadoren e Zvicrës në vend, Veronika Hulman.

Siç theksohet në kumtesë, Ahmeti dhe Hulman gjatë këtij takimi kanë diskutuar mbi zhvillimet politike në vend, bllokadën e Kuvendit, dialogun me Sofjen, zhvillimin ekonomik si dhe bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve. “Kryetari Ahmeti njoftoi ambasadoren Hulman mbi reformat dhe rifreskimet që po bëhen në BDI me zgjedhjet nëpër degë, duke zbatuar për herë të parë parimin një anëtar një votë si një proces demokratik. Në takim është diskutuar edhe rreth nevojës për dialog të hapur mes të gjitha subjekteve politike në vend kur bëhet fjalë për zhvillimin e vendit dhe nevojat e qytetarëve, ndërsa në këtë drejtim është theksuar rëndësia e madhe e funksionimit të Kuvendit pa bllokada, obstruksione të pakuptimta dhe pengesa për zhvillim”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Ahmeti dhe ambasadorja zvicerane, siç theksohet më tej kanë biseduar edhe mbi tentativat për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë dhe marrjen e datës për bisedime si dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, ku Ahmeti ka theksuar që po bëhen përpjekje maksimale dhe intensive këto ditë për t’i përafruar qëndrimet me Sofjen. “Bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve është në nivel të duhur derisa i njëjti duhet të thellohet edhe më shumë, ndërsa Ahmeti gjatë takimit ka vlerësuar lartë kontributin e Zvicrës në realizimin e projekteve që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe demokratizimin e proceseve në vend”, theksohet me tjerash në kumtesën e BDI-së.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *