Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) u bën thirrje deputetëve të pozitës dhe opozitës ta votojnë amendamentin për harmonizimin e pagave për 2.806 denarë në sektorin publik para, siç thonë, rritjes shtesë të çmimeve të energjisë elektrike, derivateve të naftës dhe goditjeve të reja të çmimeve.
“Votojeni amendamentin e LSM-së për harmonizimin e pagave për 2.806 denarë në sektorin publik të propozuar nga VMRO-DPMNE-ja dhe mos e shfrytëzoni debatin për ribalansin që më tepër t’i ngecni të drejtat e punëtorëve përmes heqjes së ditës së diel ditë jo pune në vendet turistike dhe kjo do të thotë gjithkund”, porositën nga LSM-ja dhe thonë se amendamenti duhet të votohet sa më shpejtë nga të gjithë deputetët.
Theksojnë se në debatin e komisionit deputetët duhet ta shpenzojnë kohën për konfirmimin e parashtresave përmes të cilave të gjithë punëtorët nga sektori publik nga 1 korriku i këtij viti do ta marrin harmonizimin e pagave me rritjen e pagës minimale prej 2.806 denarë, ndërsa në të kundërtën do të bëjnë greva më 22 qershor të këtij viti që e caktuar nga LSM-ja nëse nuk miratohet amendamenti i tyre.