LSDM: Prokuroria do të hetojë të gjitha akuzat publike për Mickoskin lidhur me kërcënimet ndaj biznesmenëve

Një biznesmen i njohur prej kohësh dhe kryetar aktual i komunës doli në publik me qëndrime që tregojnë për një veprim të mundshëm kundërligjor të Mickoskit, njoftojnë nga LSDM.

“Një biznesmen i tha publikisht Mickoskit që të ndalonte së kërcënuari, ndërsa kryetari aktual i një komune të Shkupit doli me një qëndrim të ngjashëm se Mickoski po kërcënonte biznesmenë.

Këto, zonja dhe zotërinj, nuk janë aspak pretendime naive, aq më tepër që me aktgjykimin e fundit opinioni pa se çfarë është në gjendje të bëjë VMRO-DPMNE-ja për vjedhjen e parave të qytetarëve.

Prandaj, institucionet kompetente, në radhë të parë Prokuroria Publike duhet të veprojnë, t’i hetojnë këto pretendime dhe në këtë mënyrë të parandalojnë një rast të ri Talir 2 ose Parcelat në Vodno”, thonë nga LSDM.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *