Ushtria Shqiptare merr pjesë në stërvitjen e NATO-së në Izmir, Peleshi publikon pamjet

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë të ditur sot se Ushtria Shqiptare e përfaqësuar nga një togë e batalionit të Parë të Këmbësorisë ka marrë pjesë në stërvitjen shumëkombëshe “EFES-22” të NATO-s në Izmir të Turqisë. 

Ministri Peleshi ka publikuar foto nga manovrat e Ushtrisë Shqiptare gjatë stërvitjes me 37 vendeve anëtare të NATO-s dhe partnere.“Shqipëria, e përfaqësuar nga 1 togë e batalionit të Parë të Këmbësorisë, përfundon në Izmir stërvitjen shumëkombëshe “EFES-22″ me pjesëmarrjen e 37 vendeve anëtare të NATO-s dhe partnere, ku u demonstrua ndërveprueshmëria dhe gatishmëria mes aleatëve”, ka shkruar Peleshi në Facebook.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *