Energjia elektrike me katër tarifa

Para se të përcaktohet çmimi i ri i energjisë elektrike në Maqedoni, do të duhet të miratohet plani i ri tarifor me katër tarifat e reja të propozuara, i cili duhet të jetë i vlefshëm nga fillimi i muajit të ardhshëm.

Në konferencën e sotme për media të KRRE-së u njoftua se rryma e shtrenjtë do të ndahet në katër blloqe.

Energjia elektrike e konsumuar deri në 210 kilovat në muaj, do të paguhet 35 për qind më lirë se tani, konsumi ndërmjet 210 dhe 420 kilovat orë do të jetë me çmime të ngjashme me ato aktuale, midis 420 dhe 630 kilovat do të jetë më e shtrenjtë, ndërsa konsumi i mbi çdo 630 kilovatë në orë do të jetë shumë më e shtrenjtë dhe do të jetë me një çmim të ngjashëm me energjinë elektrike industriale. Energjia e lirë do të mbetet një tarifë për të gjithë, nga ora 22:00 deri në 7:00, duke përfshirë të dielën.

Javën e ardhshme, siç bëjnë me dije nga KRRE, do të definohet modeli, ndërsa qytetarët nga sot do të mund të llogarisin në kalkulator TS për furnizues universal, në të cilin të gjithë mund të llogarisin faturat me bllok tarifa.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *