Si pasojë e një atentati në autostradën Sauk-TEG në dalje të Tiranës, 27-vjeçari, Aleksandër Sadikaj, humbi jetën mesditën e kësaj të shtune.
Ky ësht njëri prej 18 rasteve të sulmeve me tritol brenda këtij viti në Shqipëri, i pari me pasoja në njerëz.
Sadikaj e humbi jetën mesditën e së shtunës pasi makina e tij tip “Volkswagen” shpërtheu gjatë lëvizjes nga tritoli i vendosur në të.
Në katër raste eksploziv është vendosur në automjete apo banesa të policëve.
Profesori i kriminologjise, Ervin Karamuço, pak ditë më parë, në intervistë për EuronewsAlbania, e cilësoi situatën alarmante.
Sipas tij duhet bërë një inventarizim i tritolit dhe një hetim që do të zbulojë se nga sigurohet kjo sasi eksplozivi.
Aleksandër Sadikaj doli fillimisht me shenja jete, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.