Kosova shënon ditën e çlirimit

Kosova shënon Ditën e Lirisë apo Çlirimit. 23 vjet më pare trupat paqeruajtëse të NATO-s hyn në Kosovë pas fushatës ajrore të Aleancës së Veri-Atlantikut kundër caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi, që zgjati 78 ditë. Bombardimet u ndërprenë pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Një ditë para hyrjes së trupave paqeruajtëse u nënshkrua Marrëveshja Teknike e Kumanovës, që parashihte tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave ndërkombëtare të NATO-s në Kosovë. Me hyrjen e trupave ndërkombëtare u mundësua kthimi në shtëpitë e tyre të mbi 800,000 refugjatëve, persona të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës. Kryeministri Kurti në shënimin e kësaj dite, tha se ndërhyrja e NATO-s ia ka vlejtur shumë.Nga lufta e viteve 1998-’99 janë vrarë më shumë se 13,000 persona dhe më shumë se 6,000 të pagjetur.  Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre thuhet se janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshihen krimet.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *