Dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë Prof. Dr. Nevzat Elezi mori pjesë në shënimin e 30-vjetorit të Odës së Mjekëve të Maqedonisë së Veriut

Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i Universitetit të Tetovës, me rastin e kremtimit të 30-vjetorit të Odës së Mjekëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut mori pjesë në shënimin e këtij viti jubilar ku shënohet veprimtaria prej tri dekadash e këtij asociacioni të mjekësisë.
Në këtë aktivitet, dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Prof. Dr. Nevzat Elezi, u shprehu urimin e tij drejtuesve të Odës së Mjekëve dhe i falënderoi për bashkëpunimin korrekt, institucional dhe shumë të frytshëm mes kësaj njësie akademike të Universitetit të Tetovës dhe Odës së Mjekëve në vendin tonë.

Ai, gjithashtu tha se, Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë ka ndarë përvoja shumë pozitive me anëtarët, mjekët e kësaj Ode, pa harruar të theksojë edhe bashkëpunimin intensiv që kanë zhvilluar sidomos në periudhën e pandemisë globale Covid-19. Mjekët meritojnë respekt të përhershëm nga shoqëria jonë, së cilës ata i shërbejnë tërë kohën duke iu gjendur pranë në situata e momente të vështira për shëndetin e qytetarëve.

Në shenjë mirënjohje për bashkëpunimin e lartpërmendur, Oda e Mjekëve e Maqedonisë së Veriut, Universitetit të Tetovës, përkatësisht Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë i ndau një mirënjohje – pllaketë. Po ashtu, kryesia e këtij subjekti në këtë përvjetor do t’i ndajë licencën pa pagesë një studenti të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit të Tetovës.
Universiteti i Tetovës gjatë gjithë këtyre viteve ka dëshmuar se zhvillon marrëdhënie të suksesshme bashkëpunimi me institucione shtetërore, asociacione të ndryshme joqeveritare dhe shoqata të tjera, që angazhohen për përparimin shoqëror dhe zhvillimin e vendit tonë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *