VMRO-DPMNE kërkon që nëpërmjet një seance urgjente në Kuvend të miratohen propozim-ndryshim ligjet e tyre për zbutjen e çmimeve të derivateve të naftës dhe produkteve bazë ushqimore. Deputeti Bojan Stojanovski për propozimet e tyre kërkoi mbështetje edhe nga shumica parlamentare.Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni “Ripërtëritje për Maqedoninë” duke e ditur se sa e pa përgjegjshme është Qeveria ka përgatitur dy ligje me çka akciza e derivateve do të përgjysmohet për 50% dhe do të taksohen me shkallë prej 5% në vend të 18%, ndërsa produktet ushqimore do të lirohen nga TVSH deri në fund të vitit 2022”- deklaroi Bojan Stojanovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.