Pamje dramatike ende vazhdojnë në kompaninë private POFIX në Tetovë, që shpërtheu sot zjarri në mëngjes.
Ekipet e zjarrfiksave të Tetovës të ndihmuar edhe nga ekipet e zjarrfiksave të Shkupit dhe Gostivarit, po bëjnë gjithçka për të lokalizuar zjarrin.
Në një foto të siguruar nga TS.mk shihen zjarrfiksat mbi çatinë e një objekti afër teksa po mundohen ta lokalizojnë zjarrin duke rrezikuar edhe jetët e tyre.
Në shuarjen e zjarrit është aktivizuar edhe helikopteri i MPB-së