Mjeku Gazmend Ibishi nga Ndihma e Shpejtë njoftoi se të lënduarit nga ujarri në fabrikën në tetovë janë në gjendje të mirë shëndetësore, jashtë rreuikut për jetë, përcjell TV21. Ibishi theksoi se ka tre persona të cilët janë asfiksuar nga tymi ndërkaq një person dyshohet se ka frakturë të gjurit.“Deri tani kemi pasur tre raste me asfiksim, që kanë humbur pak oksigjenin në terren. Nuk kanë qenë në gjendje të rëndë, vetëm i kemi transportuar deri në repartin e internos, kanë marrë ndihmë. Kanë qenë civil që kanë dhënë ndihmë vullnetare dhe një me lëndim që është lënduar me këto mjetet e transportit, është transportuar në ortopedi, dyshohet për thyerje të gjurit”, deklaroi mjeku Ibishi.