Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 164 masa, nga të cilat 13 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 13 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 25 sanksionet për shkelje të kryera nga këmbësorët.Janë shqiptuar 16 masa për kundërvajtje nga motoçiklistë, pesë sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, nëntë masa për mosdhënie përparësie të këmbësorëve, gjashtë sanksione për drejtues fillestar.“Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në kumtesën e MPB-së