Kasami: Lufta Kundër Korrupsionit është prioritet i vendit tonë dhe kusht qendror për suksesin e realizimit të aspiratave tona për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Nën moton “MBROJTJA nga KORRUPSIONI” sot, në Shkup morra pjesë në tryezën e organizuar nga Qendra për komunikim qytetar, bashkë me komunën e Manastirit, Çairit, Kumanovës, shoqërit civile dhe OJQ të ndryshme të mbështetur edhe nga ambasadori i Mbretërisë së Holandës.

Korrupsioni është një fenomen kompleks socio-politik dhe ekonomik që prek të gjitha vendet në botë, por ka efekte të veçanta negative për shtetet që janë në proces të shtet-ndërtimit dhe konsolidimit të vlerave demokratike, siç është Republika e Maqedonisë së Veriut, duke sulmuar themelet e funksionimit demokratik të institucioneve publike. Për këtë arsye, Lufta Kundër Korrupsionit është prioritet i vendit tonë dhe kusht qendror për suksesin e realizimit të aspiratave tona për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Kur bëhet fjalë për luftën kundër korrupsionit në nivelin lokal, përveç rregulloreve të përgjithshme ligjore, komunat kanë mundësinë dhe detyrën të miratojnë politika, rregullore, strategji dhe dokumente të tjera shtesë për të luftuar korrupsionin.

Fatkeqësisht, të dhënat përmes të cilave mund të hetohen potencialet dhe rreziqet e korrupsionit në nivelin lokal nuk janë në dispozicion sistematikisht. Megjithëse njësitë e vetëqeverisjes lokale kanë një detyrim transparence, përmbushja e këtyre detyrimeve kryesisht varet nga ekzistenca e vullnetit politik në autoritetet lokale.

Sa i përket luftës së korrupcionit në nivel shtetëror, por edhe lokal veprimet në këtë betejë nuk duhet të jetë viktimë e agjendave politike, sepse kemi të bëjmë me interesin shtetëror dhe me interesin e qytetarit këtu. Imazhi për Maqedoninë e Veriut si vend i korruptuar po dëmton edhe proceset e tjera reformuese dhe po zbeh përkrahjen për vendin. Në luftën tonë të përbashkët kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duhet të kemi një qëndrim të vendosur.

Ne jemi duke punuar për një administratë publike moderne, efikase, transparente dhe llogaridhënëse e cila nënkupton përmirësim të shërbimeve ndaj qytetarit, rritje të besimit të publikut tek shteti, si dhe ngritjen e kapacitetit të administratës publike për tu përgjigjur në mënyrë efektive sfidave të integrimit të shtet ndërtimit.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *