Ganiu: Komuna e Çairit dhe unë si kryetar i saj këto dy parime pra transparencën dhe llogaridhënien, i kemi baziket në funskionimin tonë të përditshëm.

Si deri te mbrojtja më efikase nga korrupsioni në nivel lokal, ishte tema që u diskutua në Konferencën e sotme, e organizuar nga Qendra për Komunikim Qytetar dhe në mbështetje të Mbretërisë së Holandës.

Me këtë rast theksova se llogaridhënia dhe transparenca janë dy faktorët kryesor që nevojiten të kemi një shoqëri e në rastin konkret një pushtet lokal pa korrupsion.

Popullit duhet ti jepet llogari për çdo punë të kryer nga të gjitha insitucionet, posaçrisht nga ato vendore sepse janë dera e parë e pushtetit për qytetarët, e transparenca është pikërisht reflektimi që vije me llogaridhënien.

Komuna e Çairit dhe unë si kryetar i saj këto dy parime pra transparencën dhe llogaridhënien, i kemi baziket në funskionimin tonë të përditshëm.

Nga ana tjetër vura në dukje se ne vet komunat duhet të demonstrojmë transparencë dhe integritet dhe me veprimet tona të inkurajojmë qytetarët që të përfshihen aktivisht në luftën kundër korrupsionit.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *