Pesë gjërat kyçe që mund të përcaktojnë rrjedhën e mëtejshme të luftës në lindje të Ukrainës

Lufta në Ukrainë, në veçanti në një pjesë në lindje të vendit nga dita në ditë po bëhet çdo herë e më e rëndë, e analisti dhe korrespondenti i BBC-së, Jonathan Beale, ka analizuar se çfarë mund të vente në lëvizje gjërat në favor të njërës apo palës tjetër në këtë luftë.

Edhe pse sipas tij Rusia akoma është dominuese për faktin se ka ushtri më të fuqishme, ajo nuk ka arritur ta sigurojë as për së afërmi fitoren e shpejtë që e kishte planifikuar.

Për shkak të kësaj, në këtë fazë të luftës mund të flitet për disa momente kyçe që do të mund të vënin luftën në favor të njërës apo tjetrës palë, transmeton Telegrafi.

Fituesit dhe humbësit

Në veri të vendit, kundërsulmet ukrainase kanë arritur me sukses të zmbrapsin forcat ruse rreth Kharkivit. Në anën tjetër, Rusia në jug ka marrë kontrollin e plotë mbi qytetin port Mariupol.

“Ajo çfarë ka ndodhur në Mariupol dhe Kharkiv tregon shumë për këtë luftë. Shifrat e larta të humbjeve dhe fitoreve tani po përsëriten në lindje të vendit. Rusia po krijon një avancim shumë të vogël në Donbas. Megjithatë, edhe ajo po ballafaqohet me mossuksese, në veçanti kur janë shkatërruar qindra mjete të blinduara që tentuan të kalojnë lumin në veri të Donetskut”, thuhet në analizë.

“Përparësitë” e Rusisë

Në lindje të Ukrainës, armët dominuese në luftime janë pikërisht artileria. Ish-brigadieri i ushtrisë britanike Ben Barry ka deklaruar se pikërisht kjo artileri do të jetë kyçe në Donbas në periudhën e ardhshme.

“Ai parashikon që artileria do të jetë shkaku kryesor për viktima nga të dyja palët, gjatë javëve të ardhshme apo muajve. Zyrtarët perëndimor kanë theksuar humbje të konsiderueshme të rusëve”, thuhet ndër tjera.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *