Milani fiton dhe shpallet kampion i Italisë pas 11 vitesh

Milani ka shënuar fitore ndaj Sassuolos me rezultat 3-0 në kuadër të xhiros së fundit në Serie A, duke u shpallur kampion i Italisë

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen në sulm, duke e ditur që nuk duhet ta humbitnin këtë lojë.

Olivier Giroud dhe Rafael Leao rrezikuan që në start, por në të dyja rastet Andrea Consigli ishte në vend.

Por nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli. Leao asistoi te Giroud i cili gjeti rrjetën për 1-0.Goli i dytë erdhi në minutën e 32-të, kur sërish dyshja Leao-Giroud ishte në aksion. Francezi shënoi golin e dytë personal për rezultatin 2-0.

Vetëm pas tre minutash u mbyll dilema e fituesit dhe asaj të kampionit të Italisë për sezonin 2021/22.

Leao dhuroi asistimin e tretë në këtë ndeshje, ku në vendin e duhur ishte Franck Kessie që shënoi për 3-0.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *