Sonte (e mërkurë) do të zhvillohet finalja e Ligës së Evropës në mes të Eintracht Frankfurtit dhe Rangers.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin Sevillës, “Estadio Ramon Sanchez Pizjuan”.
Për këtë ndeshje, Eintrachti do të jetë pa Diant Ramajn, Martin Hinteregger që janë të lënduar, ndërsa në dyshime mbesin Obite Evan Ndicka, Jesper Lindstrom dhe Danny da Costa.
Në anën tjetër,Rangers nuk mund të llogarisë në Ianis Hagi, Filip Helander dhe Alfredo Morelos,që janë po ashtu të lënduar, ndërsa në dyshime janë Ryan Jack dhe Kemar Roffe.
Analizë
Eintracht Frankfurt
Frankfurt çuditërisht shkoi me një skuadër relativisht të fortë për ndeshjen e fundit të ligës në fundjavë kundër Mainzit.
Vendimi pati një kosto pasi qëndërmbrojtësi Obite Evan Ndicka u desh të dilte i lënduar dhe tani është një dyshim për finalen e Ligës së Evropës të së mërkurës.
Frankfurt tashmë është pa Martin Hinteregger dhe sulmuesi Jesper Lindstrom është gjithashtu një dyshim për skuadrën gjermane.
Christopher Lenz, Makoto Hasebe dhe Stefan Ilsanker janë në gatishmëri për të zëvendësuar Ndicka në mbrojtje nëse kërkohet.
Statistika
Eintracht Frankfurt ka fituar tre ndeshjet e fundit (Liga e Evropës).
Eintracht Frankfurt ka fituar me një gol diferencë në tre ndeshjet e fundit (Liga e Evropës).
Parashikim
Frankfurti parashikohet të fitojë finalen e Ligës së Evropës me një gol dallim.
Formacionet e mundshme
Eintracht Frankfurt: Trapp, Ilsanker, Tuta, Toure, Knauff, Sow, Jakic, Kostic, Hrustic, Kamada, Borre.
Rangers: McGregor, Tavernier, Kundstram, Goldson, Bassey, Barisic, Kent, Kamara, Ramsey, Wright, Ayodele-Aribo. /Telegrafi/