Sot, bashkë me drejtorin e Ndërmarrjes Komunale Publike “Tetova”, Nuredin Fetai, mirëprita mikun tim njëherësh edhe kryetar në mandatin e katërt të komunës së Studeniçanit, Azem Sadikun bashkë me bashkëpunëtorët e tij, Erduan Saliu drejtor në ndërmarrjen publike “Studeniçani”, të komunës së Studeniçanit si dhe shefin e kabinetit Nimetulla Demirin.Temë e bisedës ishte bashkëpunimi mes dy komunave, krijimi i një strategjie të përbashkët për realizimin e projekteve lokale përmes fondeve dhe organizatave ndërkombëtare, shkëmbimin e përvojave dhe e gjitha kjo në funksion të përmirësimit të funksionimit të administratës komunale. Po ashtu, me mikun tim Sadiku dhe me drejtorët e ndërmarrjeve komunale publike biseduam për punët që bëjnë këto ndërmarrje, problemet me të cilat ballafaqohen dhe mundësitë për një mirëmbajtje dhe funksionim sa më efikas në qytet. U pajtuam që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë edhe në rafshe të tjera, gjithmonë për të mirën e qytetit dhe në dobi të qytetarëve.